Haxhiu: Krejt jeta politike e Kurtit është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim

Aktuale

Haxhiu: Krejt jeta politike e Kurtit është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:24
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti urdhëroi Agjencinë Kadastrale të Kosovës që ta regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit.

Sipas Haxhiut, jeta politike e kryeministri Kurt është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim.

Postimi i plotë i tij:

Krejt jeta politike e Albin Kurtit është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim.

U dorëzua dhe u tërhoq edhe për tokat e Manastirit të Deqanit.

I fali 1000 hektarë tokë për një anëtarësim në KE.

U dorëzua në luftë…!

U dorëzua në dialog, pa kushte.

U dorëzua dhe e pranoi Zajednicën.

Në Ohër pranoi autonomi për serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe.

U dorëzua në luftën kundër korrupsionit, tani i mbron të korruptuarit dhe i sulmon prokurorët, që po ja arrestojnë bashkëpunëtoret.

U dorëzua në betejën kundër nepotizmit, politizimit dhe partizimit të institucioneve publike, tani përpiqet të legjitimoj dukuritë negative.

U dorëzua dhe u tërhoq nga referendumi për Bashkim Kombëtar.

U dorëzua dhe po tërhiqet nga Veriu duke organizuar referendum për të larguar kryetarët shqiptarë nga komunat veriore.

U dorëzua dhe u tërhoq për demarkacionin me Malin e Zi.

U dorëzua dhe u tërhoq nga kërkesa “Drejtësi për Astrit Deharin”, a në fakt vet i zhduken dhe djegën mostrat në Mjekësinë Ligjore.

Nga frika e zbulimit nuk votojnë as Komision Hetimor për ta zbardhur të vertetën e rastit të Astritit.

Asnjë zotim, premtim i përmbushur.

Albin Kurti të gjitha i ka dorëzim dhe mashtrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat