Zëdhënësi i Qeverisë i reagon Von Cramonit

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë i reagon Von Cramonit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:36
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka mohuar akuzat e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e cila reagoi kundër fushatës në internet ndaj këshilltarit të saj Gjorgje Bojoviq duke i thënë që të mos mbështesë teoritë konspirative kundër një qeverie demokratike.

Kryeziu ka thënë se qeveria nuk është përfshirë e as nuk do të përfshihej kurrë në abuzim me pushtetin duke sponsorizuar “fushatë të tillë online”.

“Ne i mohojmë akuzat nga Viola von Cramon, me të cilën komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. Ne i bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë e konspiracionit kundër një qeverie demokratike”, ka shkruar Kryeziu në “X”.

Ndryshe, Gjorgje Bojoviq ditë më parë u ankua se ndaj tij ka nisur një fushatë, nga robotët e internetit kryesisht nga Kosova, për deklaratën që pati bërë më 2015 për krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Von Cramon doli në mbështetje të tij duke thënë se “Lajmet e rreme, fushatat dezinformuese, propaganda qeveritare… nuk do ta ndryshojnë pozicionin e dikujt, por thjesht do të dobësojnë shanset e Kosovës për të përparuar shpejt. Kjo është e trishtë për vendin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat