Molliqaj ia rendit “lëshimet” Kurtit

Aktuale

Molliqaj ia rendit “lëshimet” Kurtit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 17:15
Dardan Molliqaj

Përmbysja e krejt qëndrimeve rreth pronave të Manastirit të Deçanit nga Qeveria e Kosovës, ka bërë që të reagojë edhe Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, për çka ky i fundit i renditi “zbythjet” e kreut të qeverisë, Albin Kurti, prej targave e deri te “Zajednica” në bërje.

Reagimi i Molliqajt:

Targat ✔️

Letërnjoftimet ✔️

Elektroseveri ✔️

Zgjedhjet në veri ✔️

Toka e manastirit ✔️

Zajednica 🔄 Loading…

Kur ua servon figurën e rezistencës me çdo kusht, nuk e ka. Andaj, argumenti s’e pati çare nuk pin ujë. Përveç se kauzën për manastirin e vazhdoi edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për vite me rradhë, Kurti këtë vendim nuk e mori as si synim anëtarësimi në Këshill të Evropës, as si respektim i vendimeve të Gjykatës. Ka disa sosh që nuk janë respektuar pikërisht në qeverisjen e tij.

Kosova në ndërkohë në sanksione.

Cilindo vendim, pa asnjë përjashtim të vetëm, Kryeministri pas rezistencës “heroike”, të cilën e sforcon çdo herë me propagandë, e pranon kompromisin veç kur është në pyetje presioni ndaj pushtetit të tij.

Rezistent deri sa s’po i vjen puna te puna. Ky s’ka lidhje me parulla të arsyjes së kulluar e të shëndoshë.

Për Kryeministrin rol nuk luan as arsyeja dhe as përmasat e dëmëve që i krijon, përderisa ai për vete të mbetet ai që pretendon që është. Në të vërtetë rezistenca e Kryeministrit gjithmonë është e përkohshme dhe për fund në lidhje të shkurtrër. Kurzschluss, e jo Rezistencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat