Jusuf Buxhovi për Manastirin e Deçanit: Albin Kurti e trashëgoi problemin nga udhëheqja e kaluar

Aktuale

Jusuf Buxhovi për Manastirin e Deçanit: Albin Kurti e trashëgoi problemin nga udhëheqja e kaluar

Më: 13 mars 2024 Në ora: 19:00
Jusuf Buxhovi

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se çështja e tokave për Manastirin e Deçanit i ka mbetur si problem kryeministrit Albin Kurti nga udhëheqja e kaluar.

Por, se thotë se ky nuk është problemi i vetëm.

Buxhovi përmend edhe çështjen e Asociacionit.

“Ky problem i ka mbet Albin Kurtit nga udhëheqja e kaluar. Unë kujtoj se ky nuk është problemi i vetëm që ka mbet e që ai është dashtë ta zgjidh me kohë, siç i ka mbet edhe Asociacioni që është dashtë menjëherë si ka ardhë në pushtet ta zbatojë sepse është kategori kushtetuese dhe jo të politizohet me to”, është shprehur Buxhovi.

Sipas Buxhovit, vendimin për Manastirin e Deçanit e kanë marrë politikanët tjerë dhe kryeministri Kurti vetëm po e zbaton një vendim të Kushtetutës.

“Unë e di që tash shumë çka do t’i përplaset për shpine Albin Kurtit që e ka zbatu këtë vendim, por këtë vendim e kanë marrë politikanët tjerë. Albin Kurti nuk ka të bëjë asgjë me këtë vendim, por i ka ra detyra si burrështetas ta ekzekutoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese i cili prej kohësh po e ngarkon Kosovën në raportet ndërkombëtare si shtet që nuk po i zbaton ligjet”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat