Imeraj: Vendimi i Qeverisë për Manastirin, ditë e zezë për Kosovën

Aktuale

Imeraj: Vendimi i Qeverisë për Manastirin, ditë e zezë për Kosovën

Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:52
Shkodran Imeraj

Qeveria e Kosovës ka vendosur të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dhënien e pronave prej 24 hektarësh Manastirit të Deçanit.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” të degës së Deçanit, Shkodran Imeraj, ka reaguar ashpër në lidhje me këtë vendim, duke e cilësuar si një ditë të zezë për Kosovën.

“Është një ditë zie për Kosovën, për faktin se baza e këtij vendimi që Agjencioni Kadatsral i ka bartë pronat e Manastirit. E kemi parë si vendim që ka sulmuar rëndë rendin kushtetues juridik të Kosovë, për faktin se baza e aktgjykimeve të dhomë së posaçme të Gjykatës Supreme, të cilat i ka cilësuar si raste të gjykuara përfundimtar Gjykata Kushtetuese bazën e tyre e kanë në vendime të kohës së masave të dhunshme”, ka deklaruar ai.

Ai, gjithashtu, ka akuzuar Agjencionin Kadastral për gabim trashanik në bartjen e pronave, duke thënë se pronat në qendër të Deçanit janë përfshirë në këtë proces.

“Për hir të opinionit unë dua të sqaroj se në bartjen e pronave që i ka bërë Agjencioni Kadastral Manastirit të Deçanit i ka bartë edhe pronat në qendër të Deçanit, respektivisht pjesën ku ka qenë biblioteka, hoteli dhe ku ndodhet sot shtatorja e Sali Çekajt. Pra, ka ra ai neni i cili ka qenë i listuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushteuese se me demek Manastiri i Deçanit ka hequr dorë nga pronësia e pronave në qendër të Deçanit në këmbim të këtyre dy pronave që janë në afërsi të Manastiri të Deçanit. Pra Agjencioni Kadastral i Kosovës ka bërë një gabim trashanik, sepse nuk është dashur të zbatohet një vendim  i tillë kur dihet që baza e këtyre vendimeve ka qenë në vendimet e kohës së Milloshoviqit”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat