Shkëlzen Gashi: Për Kurtin vendimi për Manastirin ishte i vështirë, por i mirë për Kosovën

Aktuale

Shkëlzen Gashi: Për Kurtin vendimi për Manastirin ishte i vështirë, por i mirë për Kosovën

Më: 13 mars 2024 Në ora: 23:08
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi tha se zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit i sjellë shumë përfitime Kosovës.

Ai tha se më mirë që kryeministri Kurti ka hequr dorë nga ajo çka ka thënë në të kaluarën për 24 hektarët e Manastirit.

Kjo sipas tij, po të mos hiqte dorë nga qëndimi i tij do të “dëmtohej interesi i Kosovës”.

“Kemi dhënë 24 hektarë, por kemi marrë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës prej së cilës qytetarët e Kosovës kanë me pas shumë përfitime dhe më i rëndësishmi ka me qenë ajo në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut, ose Gjykatën e Strasburgut”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat