Pretendimet e familjes se ua grabiti vajzën, Hoxhë Avdiu: E shërova nga magjia, prindit të saj ia kam kërkuar dorën

Aktuale

Pretendimet e familjes se ua grabiti vajzën, Hoxhë Avdiu: E shërova nga magjia, prindit të saj ia kam kërkuar dorën

Më: 13 mars 2024 Në ora: 23:19
Hoxha Avdiu

Familja Iseni ka ngritur akuza të rënda kundër hoxhës Vesim Avdiu, duke pretenduar se ai ua ka grabitur vajzën pa lejen e tyre.

Megjithatë, sipas versionit të hoxhës, martesa është kryer në kushte fetare, me lejen e babait të vajzës.

Hoxha Avdiu pretendoi për një histori të gjatë miqësie me vajzën, dhe se “nuk ekziston ajo që po flitet,” tha ai, duke argumentuar më tej se ka pasur lejen e prindit të saj.

“Nuk ekziston ajo që po flitet se unë e kam marrë pa leje e pa kurorëzim. Vajzën e njoh që nga mosha 10-vjeçare pasi ka qenë nxënëse e imja më pas ka vazhduar studimet në Egjipt dhe është kthyer. Më pas ka qenë edhe paciente e imja pasi e kam shëruar nga magjia. Në momentin që ajo e ka marrë veten, kam shkuar te prindi i saj e kam kërkuar dorën dhe më ka dhënë leje”, ka thënë Avdiu për Klanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat