Gërvalla takon Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit në NATO

Aktuale

Gërvalla takon Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit në NATO

Më: 14 mars 2024 Në ora: 10:19
Donika Gërvalla gjatë vizitës në selinë e NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla vizitën në selinë e NATO-s e ka përmbyll me një darkë pune me të gjithë Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit.

Në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi ku u rikonfirmua mbështetja për Kosovën si dhe Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pa rezervë të gjithë Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve të rajonit në NATO për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

“Vizitën në selinë e NATO-s, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e përmbylli me një takim të posaçëm në një darkë pune me të gjithë Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit, anëtarë të NATO-s,  të Kroacisë, ambasadorin Mario Nobilo, të Turqisë, ambasadorin Zeki Levent Gumrukcu, të Sllovenisë, ambasadorin Andrej Benedejcic, të Bullgarisë, ambasadorin Nikolay Milkov, të Shqipërisë, ambasadorin Ilir Gjoni, të Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dane Taleski, të Greqisë, ambasadorin Ioannis Miltiadis Nicolaidis, dhe të Malit të Zi, u.d Maja Djurdjic”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Gërvalla ka ritheksuar përkushtimin dhe progresin e arritur në shumë fusha dhe angazhimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për të ardhmen euroatlantike si dhe avancimin sa më të shpejtë të anëtarësimit tonë në NATO.

“Republika e Kosovës është dëshmuar në vazhdimësi si një partner i besueshëm dhe i rreshtuar krah aleatëve dhe partnerëve në NATO dhe Bashkimin Evropian, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe Evropë”, tha Ministrja Gërvalla.

Gërvalla me tej, ka informuar përfaqësuesit e pranishëm rreth obstruksioneve, sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës, por edhe kundër paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë.

Në këtë takim të përbashkët Ministrja Gërvalla shoqërohej nga Përfaqësuesi i Republikës se Kosovës për marrëdhëniet me NATO, ambasadori  Astrit Zemaj  dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Luksemburg dhe Bashkimin Evropian, Agron Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat