Bekë Berisha: Sa të jep Albini toka të Kosovës, nuk do të ketë luftë me Serbinë

Aktuale

Bekë Berisha: Sa të jep Albini toka të Kosovës, nuk do të ketë luftë me Serbinë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:28
Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në seancën e Kuvendit, që u mbajt sot komentoi vendimin e Qeverisë për çështjen e Manastirit të Deçanit.

Në adresimi e tij e tij para deputetëve, ai ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti iu jep toka manastireve serbe, nuk do të ketë luftë me Serbinë.

Sipas tij, Serbia i ka realizuar të gjitha qëllimet me Albin Kurti.

“Kom pasë shumë pyetje prej qytetarëve, të cilin me thojshin se a do të ketë luftë, se ia nisen me u tutë. Unë ju them me përgjegjësi të plotë se sa të vazhdon Albin Kurti me iu jep eksterritorialitet e sovranitet rnaiete e toka të Kosovës, nuk ka problem. S`ka me pasë luftë as kurrgjë. Ata i kanë mbërri të gjitha qëllimet me Albin Kurtin”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat