“Çdo gjë që kemi bërë këto vite ka qenë në favor të Kosovës”, Escobar deklarohet pas takimit – tregon çka i premtoi Kurti

Aktuale

“Çdo gjë që kemi bërë këto vite ka qenë në favor të Kosovës”, Escobar deklarohet pas takimit – tregon çka i premtoi Kurti

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:57 Përditësuar në ora: 18:03 më 14.03.2024
Emisari amerikan, Gabriel Escobar

Escobar: Çdo gjë që kemi bërë këto vite ka qenë në favor të Kosovës, shpresojmë të dëgjohen brengat tona

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, është pyetur nga gazetarët për qasjen e SHBA-së ndaj Kosovës dhe për cilësimet si “të pabalancuar”.

Escobar ka thënë se SHBA gjatë gjithë këtyre viteve ka bërë çdo gjë në favor të Kosovës, duke filluar me përkrahjen për anëtarësim në Këshill të Evropës, përkrahjen për zgjedhje në veri, mbështetjen pas sulmit të 24 shtatorit, dhe ndihmesën për të marrë sistemin anti-tank “Javelin”,

Pasi ka numëruar këto, Escobar ka pyetur se si mund të jetë kjo qasje e pabalancuar.

Ai ka thënë se shpreson që edhe Qeveria e Kosovës të dëgjoëj brengat e SHBA-së dhe ka thënë se s’do të ishte shumë e vështirë meqë bëhet fjalë për qytetarë të Kosovës.

“Po ju them diçka. Çdo gjë që kemi bërë në këto vite kanë qenë në favor të Kosovës. Menjëherë pas Ohrit kemi mbështetur anëtarësimin tuaj në Këshill të Evropës, kemi mbështetur proceset demokratike, përfshirë edhe zgjedhjet në veri, kemi qëndruar përkrah jush edhe pas 24 shtatorit sulmit dhe ju ndihmuam të merrni “javelins”. Më shpjego si kjo është e pabalancuar.

Çdo gjë që kemi bërë ka qenë në favor të Kosovës, ndërkohë shpresojmë që Kosova të dëgjojë edhe brengat tona dhe besoj së nuk do të duhej të ishte e vështirë, sepse janë qytetarë të Kosovës”, ka deklaruar pas takimit Esconbar.

Escobar pasi doli nga takimi me Kurtin: Patëm diskutim të mirë, me premtoi se do t’i shqyrtojë propozimet që ia bëra

Emisari amerikan Gabriel Escobar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka treguar se kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e dinarit.

Escobar ka thënë se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta.

Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar.

Interesim i madh i mediave për rezultatin e takimit Kurti dhe Escobar

Takimi në mes të emisarit amerikan, Gabriel Escobar, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës po vazhdon ende.

Ka më shumë se një orë e gjysmë që ky takim ka nisur, e ku pjesë është edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Temat kryesore të takimit, siç ka paralajmëruar Gabriel Escobar janë dinari serb dhe kthimi në binarë i dialogut përmes implementimit të marrëveshjeve dhe obligimeve të marra nga palët.

Në oborrin e Qeverisë shihet numër tepër i madh i mediave, duke qenë se takimi Kurti-Escobar vjen në një pikë mjaftë kritike të raporteve SHBA-Kosovë.

Escobar arrin në Qeveri për takim me Kurtin

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka arritur në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Ndër temat që do të diskutohen mes tyre është çështja aktuale e dinarit dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Pak më herët Escobar ishte tek Manastiri.

Detaje tjera priten të japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat