Drejtorit të Caritas-it refuzojnë t’i shërbejnë ushqim brenda restorantit në Ferizaj, për shkak të muajit të Ramazanit

Aktuale

Drejtorit të Caritas-it refuzojnë t’i shërbejnë ushqim brenda restorantit në Ferizaj, për shkak të muajit të Ramazanit

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:10
Alfred Pjetri

Alfred Pjetri, Drejtor Ekzekutiv i ‘Caristas Kosova‘ në Ferizaj ka kërkuar reagim nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatori, për shkak se i njëjti nuk është shërbyer në një biznes në Ferizaj për shkak të muajit të Ramazanit.

Pjetri, i cili i bërë të ditura veprimet diskriminuese të një biznesi tek qendra ‘Village’ në Ferizaj ka deklaruar se është ndjerë i diskriminuar për shkak se nuk është lejuar të shërbehet brenda në restorant.

Ai ka thënë se i është mohuar shërbimi vetëm për shkak të bindjeve të tij fetare, gjë që e ka hasur shumë dëshpëruese për shkak të tolerancës fetare në Kosovë.

“Jam thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar nga trajtimi diskriminues që kam hasur sot në një restorant tek ‘Village’ në Ferizaj kur refuzuan të na shërbenin ushqim brenda restorantit për shkak të ramazanit duke këmbëngulur se mund të hanim vetëm jashtë. Nuk e mbaj në mend të jem ndier kështu I pa respektuar. Askujt nuk duhet t’i mohohet shërbimi bazuar në bindjet e tij fetare. Është dëshpëruese të shohësh një intolerance të tillë në një shoqëri të supozuar gjithëpërfshirëse”, ka thënë Pjetri në postimin e tij.

Ai nuk e ka bërë të ditur emrin e biznesit, teksa ka bërë thirrje për Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit që të jenë më të vëmendshëm.

“I bëj thirre atyre që mbajnë ramazanin për veten e tyre, që t’i shpjegojnë kësaj kategorie që me këtë qasje vështirë që i do zoti. Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatori duhet të jetë I vëmendshëm së bashku me institucionet tjera relevante”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat