Manastiri i Deçanit, fitore e Serbisë? Ish-gjykatësi i Kushtetueses: Jo, është në territorin e Kosovës

Aktuale

Manastiri i Deçanit, fitore e Serbisë? Ish-gjykatësi i Kushtetueses: Jo, është në territorin e Kosovës

Më: 14 mars 2024 Në ora: 20:50
Kadri Kryeziu

Kadri Kryeziu, ish-zëvendës kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë tha në një intervistë për Euronews Albania se dhënia e manastirit të Deçanit, kishës serbe, nuk është një fitore e Serbisë, pasi sido që të jetë territori është brenda shtetit të Kosovës.

Sipas tij gjithçka që ka ndodhur është se populli serb brenda Kosovës ka fituar të drejtat dhe liritë fetare që Kosova si shtet e ka për detyrë t’ua plotësojë.

“I gjithë ky territori i manastirit të Deçanit, është në territorin e Kosovës. Kanë fituar të drejta dhe liritë fetare. Ne e kemi për detyrë që popullin serb tu respektojmë të drejtat e tyre si minoritar, duke u respektuar kushtetutën dhe ligjet në fuqi”,-tha ish-zëvendës kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nëse kjo do të ndalojë zhvillimin në këtë zonë ai tha se kjo nuk do të ndodhte.

“Jo, absolutisht. Manastiret dhe kishat serbe të cilat janë në Kosovë janë të rregulluara dhe të ligjësuara ato nuk kanë mundësi të veprojnë jashtë ligjit”,-tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat