Tre deputetët dhuruan disa mijëra euro donacione për VV-në

Aktuale

Tre deputetët dhuruan disa mijëra euro donacione për VV-në

Më: 15 mars 2024 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar të dhënat financiare të partive politike.

Ajo çfarë bie në sy në rastin e VV-së janë donacionet e deputetëve. Në përgjithësi, deputetët e kanë dhuruar mijëra euro nga pasuria e tyre për partinë.

Enver Dugolli i dhuroi saktësisht 2 mijë euro. Më saktë, sipas raportit të KQZ-së, Dugolli i dhuroi VV-së dy herë nga 1 mijë euro si donacion për VV-në.

Ndërsa Tinka Kurti, deputete e VV-së, po ashtu ka dhuruar 2 mijë euro.

Jahja Kokaj, deputet i VV-së, që njihet për fjalimet e tij interesante, ka dhuruar 500 euro.

Po ashtu, para të konsiderueshme për VV-në ka dhuruar edhe deputeti Sali Zyba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat