Manastiri i Deçanit, Abdullahu i reagon Qeverisë: Po flasim për rrenë dhe shkelje parimesh partiake të VV-së

Aktuale

Manastiri i Deçanit, Abdullahu i reagon Qeverisë: Po flasim për rrenë dhe shkelje parimesh partiake të VV-së

Më: 15 mars 2024 Në ora: 14:10
Faton Abdullahu

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka reaguar lidhur me pronat që duhet t’i regjistrohen Manastirit të Deçanit.

Ai, ka shkruar se problemi për këtë çështje nuk po shtrohet se a është apo nuk është vendim kushtetues, por se siç thotë ai po flitet për  dallavere e pafytyrësi në politikën e kësaj qeverie.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Abdullahu ka thënë se kjo qeveri po rren dhe ka shkelur parimet partiake të VV-së.

Postimi i tij i plotë:

Edhe diçka për ManastiLin

A nuk po doni me kuptu sepse jeni pak të padijshëm e shumë të zhgënjyer dhe ende me energji negative, apo po bëheni se nuk kuptoni për ta mbuluar kështu naivitetin politik që ju ka pri kur jeni reshtu për ta përkrah qorras këtë Qeveri.

Kur po flasim sot për Manastirin e Deçanit…….

Nuk po e shtrojmë problemin vetëm se a është apo nuk është kushtetues vendimi.

Nuk po flasim se a është bërë nën presion apo jo ky vendim

Nuk po flasim a është dhe sa është e drejtë krejt kjo punë

Nuk po flasim për atë se a u bë me koordinim apo pa koordinim

O inatxhi

Po flasim për dallavere e pafytyrësi në politikën e kësaj qeverie

Po flasim për rrenë dhe shkelje parimesh partiake të VV-së

Po flasim për mungesë sinqeriteti në raport me qytetarin

Po flasim për mashtrim në raport me atdhetarizmin

Po flasim për një epokë të re por regresive, që me mashtrim po na qon në shkatërrim.

Çka është e paqartë këtu ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat