Ramabaja: Manastiri i Deçanit nuk iu fal Serbisë, tokë e Kosovës

Aktuale

Ramabaja: Manastiri i Deçanit nuk iu fal Serbisë, tokë e Kosovës

Më: 15 mars 2024 Në ora: 14:59
Sadri Ramabaja

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar që Agjencia Kadastrale e Kosovës të zbatojë vendimin për tokën e Manastirit të Deçanit, përderisa zyrtarët lokalë dhe një shoqatë e historianëve të Deçanit kanë vazhduar kundërshtitë e tyre për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi gjatë mbledhjes së ekzekutivit më 13 mars se kërkesa drejtuar Agjencisë Kadastrale është bërë pasi që zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Në lidhje me këtë analisti Sadri Ramabaja në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se kjo çështje është politizuar dhe se kjo nuk ka qenë në interes të Kosovës.

Mes tjerash nënvizoi se Manastiri i Deçanit, është brenda Kosovës dhe nuk ia janë falur ato hektarë Serbisë, por një institucioni brenda territorit të Kosovës.

”Politizimi i saj në këtë rrafsh kaq ekstrem, nuk ka qenë në dobi të  interesit të Kosovës. Në këtë rast kanë gabuar të gjithë qeveritë. Manastiri i Deçanit, është brenda Kosovës dhe nuk ia janë falur ato hektarë Serbisë, por një institucioni brenda territorit të Kosovës.

Qeveritë e ardhshme nëse janë të përgjegjshme do të sillen konform normave  perëndimore dhe si anëtare e Këshillit të Europës, jam i bindur që një grup qytetarësh lehtësisht lëndën do të mund ta dërgonin nesër në Gjykatën e Strasburgut dhe përveçse do e përfitonin lëndën do i jepnin një mundësi ideale Kosovës, që t’i hyjë ndryshimit kushtetues. Vetë Kushtetuta e Kosovës është në shpërputhje me frymën  e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat