Arsimtari dyshohet se e ngacmoi seksualisht nxënësen, flet drejtori i arsimit

Aktuale

Arsimtari dyshohet se e ngacmoi seksualisht nxënësen, flet drejtori i arsimit

Më: 15 mars 2024 Në ora: 18:31
Drejtori i Arsimit në Komunën e Lipjanit, Rasim Hasani

Në shkollën fillore “Vezir Kolshi” në fshatin Resinoc të Lipjanit, dyshohet se një arsimtar e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 13-vjeçare. Denoncimi është bërë nga prindi i vajzës, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë dhe hetimi për rastin është iniciuar gjatë ditës së djeshme.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Lipjanit, Rasim Hasani, deklaroi se për këtë rast kanë marr informacion me shkrim nga drejtoresha e shkollës se është një pretendim apo shqetësim për ngacmim me motive të ulëta dhe se rasti është adresuar në organe të ndjekjes bazuar në informacionet nga drejtoresha.

“Jemi ne pritje të informacioneve nga institucionet përgjegjëse për këtë qëllim. Pretendimet janë se ka qenë një ngacmim me motive të ulëta karshi një nxënëseje. Kaq kam informacion dhe është njoftuar policia dhe janë duke u marr me rastin”, deklaroi Hasani për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Ai tutje shtoi se sipas informacioneve ose deklaratave të mësimdhënësi, është vetëm një keqkuptim.

“Momentalisht jemi në situatë që s’kemi mekanizma ose forma se si të veprojmë tutje për shkak se rasti është në hetime dhe nuk kemi mjaftueshëm bazë që të marrim masa karshi mësimdhënësit në fjalë. Nuk është diçka e mirë, dhe shpresoj e besoj që nuk do të ndodhin raste të tilla për shkak se shkolla është institucioni ku fëmija duhet të edukohet dhe mësimdhënësi duhet të ketë sjellje vërtetë edukative dhe prindërore, e jo të ketë shqetësime të tilla”, theksoi drejtori i arsimit në Komunën e Lipjanit, Rasim Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat