Blinken vjen me mesazh për dialogun Kosovë – Serbi, ka këtë kërkesë për palët!

Aktuale

Blinken vjen me mesazh për dialogun Kosovë – Serbi, ka këtë kërkesë për palët!

Më: 15 mars 2024 Në ora: 19:30
Sekretari amerikan, Anttony Blinken, në një konferencë të përbashkët për media me krydiplomatin austriak, Alexander Schallenberg.

Sekretari amerikan, Anttony Blinken, në një konferencë të përbashkët për media me krydiplomatin austriak, Alexander Schallenberg. Blinken ka thënë se ajo që s’duhet të ndodhë në rajon dhe që s’i duhet askujt në Evropë, është kthimi prapa në vitet e 90-ta.

Ai ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë afër zemrave të amerikanëve, në veçanti të peridentit amerikan Joe Biden.

 “Është diçka që e kemi shumë afër zemrave tona, dhe në veçanti (e ka) presidenti Biden, sepse për presidentin dhe për mua, kur unë fillova (punën) në të ’90-tat, fokus i madh i botës ishte në Ballkan, në Bosnje e në Kosovë, dhe një gjë që nuk na duhet, që Evropës nuk i duhet, dhe veçanërisht njerëzve të Ballkanit Perëndimor nuk u duhet, është kthimi prapa, ku ne e gjejmë veten në të ’90-tat, dhe duke iu falënderuar politikës së Austrisë, po shkojmë me vendosmëri në drejtim tjetër, në drejtim pozitiv, në të cilin Ballkani po integrohet vërtetë me Evropën”, ka thënë Blinken.

Ai tutje ka folur edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se dialogu është i vetmi mekanizëm i zbatueshëm dhe ka thënë se SHBA dëshiron të shohë përpjekje në mirëbesim dhe qasje konstruktive nga të dy palët, Kosova dhe Serbia, në normalizim të raporteve.

Blinken ka thënë se palët duhet të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë dhe t’i zbatojnë marrëveshjet.

“Atje, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mekanizimi i vetëm zbatueshëm, e vetmja rrugë e zbatueshme përpara, duhet të shohim përpjekje në mirëbesim dhe konstruktive nga të dy palët, Kosova dhe Serbia, për t’i stabilizuar marrëdhëniet dhe të shkohet drejt asaj rruge. T’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë të gjitha përkushtimet që janë në dialog”, ka deklaruar Antony Blinken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat