Escobar i bindur: Pavarësisht rezultatit në zgjedhje, politika e SHBA-së ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë

Aktuale

Escobar i bindur: Pavarësisht rezultatit në zgjedhje, politika e SHBA-së ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë

Më: 15 mars 2024 Në ora: 20:00
Joe Biden dhe Donald Trump

Duke komentuar rreth zgjedhjeve të sivjetme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërlidhjen e tyre me dialogun Kosovë -Serbi, Gabriel Escobar ka thënë se është I bindur që politika e SHBA’së ndaj Kosovës dhe rajonit do të mbetet e njëjtë.

“Jam i bindur se politika jonë ndaj Kosovës dhe rajonit do të mbetet konsistente pas zgjedhjeve.

Dua të them se nuk ka zgjidhje tjetër përveç integrimit evropian dhe angazhimit të NATO-s në këtë pjesë të botës. Nuk ka asnjë opsion.

Pra, kushdo që e studion këtë çështje, do ta kuptojë se në fund Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Pra, pyetja është se a do ta bëjmë atë pas pesë deri në shtatë vjetësh apo do ta bëjmë atë pas 25 vjetësh?!”, ka theksuar Escobar për REL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat