Lëvizja e Deçanit demanton deklaratën e hoxhë Zekeria Idrizit: Kurrë nuk ka qenë pjesë e lëvizjes

Aktuale

Lëvizja e Deçanit demanton deklaratën e hoxhë Zekeria Idrizit: Kurrë nuk ka qenë pjesë e lëvizjes

Nga: A.SH Më: 16 mars 2024 Në ora: 07:10
Lëvizja e Deçanit

Lëvizja e Deçanit ka demanuar një deklaratë të hoxhë Zekeria Idrizit.

Në bazë të një saqrimi, Lëvizja e Deçanit ka se Idrizi nuk ka qenë kurrë pjesë e kësaj Lëvizje dhe se nuk kemi pasur as kontakt me të.

Duke demantuar atë, nga kjo lëvizje thonë se ai ka humbur tentativën e tij për të qenë i besuar në Lëvizjen e Deçanit.

Reagimi:

Një demantim deklarate të para pak ditëve.

Demantojmë deklaratën e një të ashtuquajturit hoxhë, Zekeria Idrizi dhënë emisionit Kojshia Show dhe disa portaleve tjera fundjavën e kaluar.

Demant:

Zekeria Idrizi i ashtuquajturi hoxhë, kurrë nuk ka qenë në Lëvizjen e Deçanit dhe s'ka pasur asnjë kontakt me lëvizjen në fjalë. Asnjë komunikim s'kemi pasur me të as në Kosovë, Maqedoni dhe kurrë s'ka qenë i ftuari jonë ose ne të ftuarit e tij. Se ku ishin qëllimet e tij, ne as që e kemi marë mundin gjithaq ta studiojmë atë tejet të panevojshme dhe aq kontraverze dhe vërtetë për psikologji dhe po aq dëmtuese dhe vajtuese për personin në fjalë dhe vet emisionin dhe gazetarin vërtetë show.

Bile ne s'deshëm të merrem as me këtë demant, duke e ditur se mund të ketë shfaqje të tilla të shpeshta dhe qëllimkëqija edhe me harbutë të tjerë të llojllojshëm. Ne e respektojmë vullnetin e pakufishëm të atdhetarëve që besuan dhe ishin aq të etur për ndryshime dhe duke patur shpresë se Zekeria ishte kundër armiqëve shekullorë dhe të bindur të gjithë se vendi ështė i ngulfatur sidomos nga ekstremizmi fetar musliman dhe ai ortodoks serb deri në shfarosjen tonë. Bile na bënë përshtypje edhe mendimet e disave duke thënë se mund të ketë pasur ndonjë zor të papërshkrueshëm dhe se ne duke mos qenë në lëkurën e tij, s'mund ta akseptojmë.

Lëvizja e Deçanit është e angazhuar për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare. Kjo Lëvizje është e vetëdijshme se do t'i lajmërohen në vazhdimësi edhe çoroditje të tilla dhe fytyra të tjera shtesë të spiunazhit me damkë.

Zekeria Idrizi, tentativën e tij për të qenë i besuar në Lëvizjen e Deçanit e ka varrosur qysh në fillim me shprehjet e tij demagogjike dhe duke i ndërruar çdo ditë teologjitë dhe filozofitë, duke riprodhuar fantazma dhe ide tejet kontraverze. U thirr në figurat kombëtare duke denuar segmente të dëmshme fetare, duke e ditur se ai realitet prekë pozitivisht ndjenjat qytetare dhe atdhetare të shqiptarëve të cilët lëngojnë nga armiqtë në vazhdimësi qe 500 vjet. Ai, (Zekeria), nuk ka bërë fare përpjekje të na bindë sepse e ka nuhatur indiferencën tonë. Me ndonjë sjellje, ai sikur ndjehej i nervozuar pse Nisma e Deçanit nuk ishte e mashtruar prej tij. I shtini hundët, si të thuash në atë surfillin intrigues, më në fund u rras aq thellë duke provokuar lakmitë, duke i renditur se kush ishin antarët kryesorë të Lëvizjes së Deçanit dhe dikur më vonë, duke i ndarë bereqetet e tërë kësaj në vreshtat e kopshtit si në shtëpinë e vet. I është tërhequr vërejtja në tre raste dhe i shmangej me dinakëri përgjigjes.

Lëvizja e Deçanit është e hapur për të gjithë ata të cilët janë në mbrojtje të vlerave kombëtare, figurave që kanë ndërtuar historinë e kombit shqiptar.

Lëvizja e Deçanit mbetet pandalshëm e përkushtuar në qëllimin e saj dhe e bindur se një pjesë e identitet tonë të vjedhur e të humbur, do t'u rikthehet me vrullë shqiptarëve. Vlerat dhe historitë e mohuara do të ringjallen, do të jemi krah popujve tjerë përparimtarë dhe me një ekonomi stabile, intenzive dhe për më tepër do të jemi të fortë e me prioritet dhe me përkrahje pa rezervë në Kontinentin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat