Dugolli: Bashkimi para 25 viteve mundësoi procesin e suksesshëm të Kosovës

Aktuale

Dugolli: Bashkimi para 25 viteve mundësoi procesin e suksesshëm të Kosovës

Më: 18 mars 2024 Në ora: 12:07
Bujar Dugolli

Njëri ndër pjesëmarrësi e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë, Bujar Dugolli, ka përkujtuar përvjetorin e Marrëveshjes së Rambujesë.

Marrëveshja e Rambujesë ishte një marrëveshje e propozuar për paqe mes Republikës Federale të Jugosllavisë së atëhershme dhe delegacionit të shqiptarëve të Kosovës. Ish-Jugosllavia e refuzoi atë dhe ky refuzim çoi në ndërhyrjen në Luftën së Kosovës.

Dugolli tha se bashkimi ynë i para 25 viteve mundësoi që ai proces të jetë shumë i suksesshëm për Kosovën.

“Kjo konferencë, tregon ndër të tjerash edhe për pozicionimin e qartë politik të Kosovës, ndërsa zhvillimet politike, si vendosja e Kosovës nën administrimin ndërkombëtar të OKB-së dhe më pas bisedimet dhe përcaktimi i statusit final, tregon për rrugën e vështirë që ka pas Kosova deri më sot”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Sipas tij, historia na mëson se kur ishim të bashkuar dhe të orientuar si duhet ne aspektin gjeopolitik dhe strategjik, fitorja është e garantuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat