​“Mashtruese, s’je në nivelin tim”, akuza të ashpra mes ministres Hajdari dhe deputetit Lekaj

Aktuale

​“Mashtruese, s’je në nivelin tim”, akuza të ashpra mes ministres Hajdari dhe deputetit Lekaj

Më: 19 mars 2024 Në ora: 15:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është përplasur me deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, në mbledhjen e sotme të Komisionit për ekonomi. Lekaj i tha ministres Hajdari se shefi i kabinetit të saj, Kushtrim Dakaj në vitin 2020 ka mashtruar duke u paraqitur si inspektor i tregut.

Lekaj: Shefi i kabinetit tuaj në vitin 2020 ka mashtruar, është paraqitur si inspektor i tregut

“Sa e pash shefin e kabinetit, ai në vitin 2020 kish mashtrua dhe ish paraqitë si inspektor i tregut. Ju e keni bërë shef të kabinetit”, tha ai.

Por, këtë e mohoi ministrja Hajdari, e cila përmendi Lekajt psikologjinë e pasqyrës, duke i thënë se atë që mendon për veti ia aludon dikujt tjetër.

Hajdari: Atë që mendon për veti ia aludon dikujt tjetër

“Sa i përket shefit të stafit të kabinetit tim asnjëherë nuk ka mashtruar. Njerëzit ndoshta reflektojnë me psikologjinë e pasqyrës, pasi psikologjia e pasqyrës është ajo çka mendon për veti ia aludon dikujt”, tha ajo.

Mirëpo, deputeti Lekaj, prapë i reagoi ministres duke e quajtur të pasaktë dhe mashtruese.

Lekaj: Ministre je mashtruese

Më vjen keq ministre që je e pasaktë dhe je mashtruese, që për hirë të mediat, këshilltari i ministres Hajdari prezantohet rrejshëm si inspektor, ndalohet rrejshëm nga policia. Duhet me të ardhur keq dhe turp, pasi t’i nuk e meriton jo ministre po as në nivelin më të ulët”, theksoi Lekaj

Pas këtij debati, por edhe në mungesë të materialit që ministrja nuk ia kishte dorëzuar komisionit sa i përket realizimit të projekteve në vitin 2023 dhe planifikimeve për vitin 2024, ajo lëshoi mbledhjen, derisa në ikje e sipër tha se konstatimet e deputetit Lekaj janë të pasakta, pasi mediat sot shpifin.

Hajdari: Mediat sot shpifin

Mediat sot shpifin dhe shkruajnë”, tha ajo.

Në debat u përfshi edhe deputeti i partisë në pushtet, LVV-së, Armend Muja, i cili tha se deputetët opozitarë në këtë komision po janë të vrazhdë me ministren Hajdari.

Muja: Po jeni shumë të vrazhdë me ministren Hajdari

E kom një përshtypje që kur po vjen sidomos Rozeta Hajdari ne në komision po jemi shumë të vrazhdë më të dhe shpesh po e ka të pamundur me u përgjigj”, tha ai.

Komisioni në mbledhjen e sotme miratoi Projektligjit për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut dhe Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat