Fillon dëshminë dëshmitari i 52-të, ZPS thotë se u ndalua nga UÇK-ja dhe u dërgua në një shtab lokal

Aktuale

Fillon dëshminë dëshmitari i 52-të, ZPS thotë se u ndalua nga UÇK-ja dhe u dërgua në një shtab lokal

Më: 19 mars 2024 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Pas mbarimit të dëshmisë së dëshmitarit të 51-të, seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka vazhduar me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 52-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W04571.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurorja Dunjata Daviu, dëshmitari është ndaluar nga anëtarët e UÇK-së dhe është dërguar në një shtab lokal, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Rreth muajit gusht të 1998, W04571 shqiptar nga Kosova është arrestuar nga disa ushtarë të UÇK-së. W04571 është dërguar me autoveturë në një shtab lokal të UÇK-së, është marrë në pyetje nga anëtarë të UÇK-së, përfshirë edhe bashkë të ndaluar të tjerë dhe iu është thënë se ai duhet ta ndihmonte UÇK-në. Ai ka parë tek të ndaluarit të tjerë shenja të rënda të keqtrajtimit. W04571 ende vuan me disa probleme të caktuara si pasojë e këtij ndalimi”, tha prokurorja.

Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe dëshmia e tij është duke u dëgjuar në sesion privat për publikun, me arsyetimin e mbrojtjes së identitetit të tij.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth 6 orë, ku 5 e gjysmë prej tyre i ka planifikuar mbrojtja për kundërpyetje, ndërsa ZPS-ja ka paraparë rreth 1 orë pyetje për këtë dëshmitar.

Para se të fillojë dëshminë e tij ky dëshmitar, me urdhër të trupit gjykues u pranuan si prova materiale të gjitha deklaratat e mëhershme të tij, së bashku me materialet përcjellëse të dhëna në autoritetet e hetuesisë.

Ndryshe, në fillim të sesionit të pasdites, avokatja bashkëmbrojtese e Veselit, Ann Rowan kishte kundërshtime lidhur me disa dokumente që ZPS-ja ka planifikuar që t’ia prezantojë dëshmitarit.

Rowan tha se u njoftuan me vonesë nga ZPS-ja lidhur me këto dokumente. Ndërsa, ZPS-ja tha se i kanë njoftuar me kohë ekipet e mbrojtjes.

Kundërshtimi i avokates u rrëzua, ndërsa gjykatësja Smith kërkoi nga ZPS-ja që të jenë të kujdesshëm dhe të njoftojnë paraprakisht për dokumentet që do t’i përdorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat