Varroset “Raketa”, ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-truproja e Thaçit

Aktuale

Varroset “Raketa”, ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-truproja e Thaçit

Më: 19 mars 2024 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

I jepet lamtumira e fundit Xhavit Ferizit – Raketës, ish-truprojës së Hashim Thaçit.

Sot në moshën 64 vjeçare ka vdekur truproja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi, apo i njohur ndryshe edhe me nofkën “Raketa”.

Ferizi, siç raporton Sinajli, i cili ka qenë edhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte kujdesur me vite të tëra për sigurinë e Hashim Thaçit.

Në varrin e Ferizit është vendosur edhe një kurore me lule në emrin e ish-presidentit Thaçi.

“Nuk më prite edhe pak Raketë, ashtu siç më prisje”, shkruhet në kurorën me lule nga Presidenti Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat