“Bipolar, po e mashtron veten”- Gashi i tensionuar: Duhet ta pyesim Kurtin a ka marrëveshje apo s’ka?

Aktuale

“Bipolar, po e mashtron veten”- Gashi i tensionuar: Duhet ta pyesim Kurtin a ka marrëveshje apo s’ka?

Më: 19 mars 2024 Në ora: 21:17
Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Kurti sa i përket marrveshjes me Serbinë dhe raportin me ndërkombëtarët.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë ai i cili ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë.

“Zoti Kurti ka insistu në vazhdimësi që nuk ka marrëveshje, tash kryeministrit Kurti duhet me ja bë një pyetje ‘a ka marrëveshje apo s’ka marrëveshje’, nuk mundesh më u anku që nuk po zbatohet një marrëveshje nëse deklarohesh në vazhdimësi që ajo marrëveshje nuk egziston, ndërsa Serbia nuk ka dashur asnjëherë të arrijë marrëveshje me Kosovën, mënyra se si zoti Kurti po e trajton politikën dhe partnerët ndërkomëtar është problematike, kryeministri Kurti qenka bipolar, po e mashtron edhe veten”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat