“Marrëveshja e Ohrit dhe dinari” – Gashi i LDK-së: Kjo Qeveri ka kriju vazhdimisht kriza

Aktuale

“Marrëveshja e Ohrit dhe dinari” – Gashi i LDK-së: Kjo Qeveri ka kriju vazhdimisht kriza

Më: 19 mars 2024 Në ora: 21:19
Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka komentuar takimin e kryeministrit Kurti me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për cështjen e dinarit.

Sipas tij, Qeveria Kurti ka krijuar vazhdimisht kriza.

“Qeveria Kurti në vazhdimësi ka kriju situata me të cilat Bashkësinë Ndërkombëtare i ka vendos para faktit të menaxhimit me kriza, duke filuar me krizën për dokumentet, targat, me krizën e aksioneve në veri dhe në vazhdimësi cdo katër pesë muaj janë rigjeneruar krizat dhe bashkësia ndërkombëtare është dashur të merret me menaxhimin e krizave dhe jo me thelbin e problemit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat