Haradinaj pas vendimit për Manastirin: Qeveria e shpalli armik Deçanin

Aktuale

Haradinaj pas vendimit për Manastirin: Qeveria e shpalli armik Deçanin

Më: 19 mars 2024 Në ora: 23:16
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit  është mjaft i vështirë për banorët  e Deçanit e në përgjethësi për krejt komunën.

Sipas Haradinajt, në Deçan janë shumë tema të ndërlidhura për të cilat Qeveria duhej të mendohje, teksa shtoi se nuk është vetëm prona si pronë’.

I pari i AAK-së shtoi se në Deçan ka shumë projekte që kanë mbetur të blokuara, që rrisin pasurinë e Deçanit, por këto nuk janë marrë parasysh nga Qeveria e Kosovës.

‘’Për fat të keq Qeveria ndjeki një politikë shumë armiqësore për Deçanin, në një formë e shpalli armik Deçanin ia ndaloj të gjitha këto projekte duke i thënë se i ndihkojnën manastirit. Nuk beri ndonje marrëveshje të brendhshme që nëse kjo ndodh ti jepen Deçanit disa toka tjera. Kjo ndodhi në një formë  si inati ndaj Deçanit’’, tha Haradinaj.

Haradinaj tutje ka shtuar se puna në Deçan nuk do ndalet  ‘’smunet me ndal kërkush, është ndrru pamja e Deçanit’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat