Baraliu: Zgjedhjet në veri janë test, ja çka ndodhë nëse dalin 50+1%

Aktuale

Baraliu: Zgjedhjet në veri janë test, ja çka ndodhë nëse dalin 50+1%

Më: 20 mars 2024 Në ora: 09:21
Mazllum Baraliu

Ndërkohë, ish-kreu i KQZ-së dhe njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu e ka konsideruar si test mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Ai konsideron se kanë ndryshuar rrethanat dhe se disponimi nuk është sikurse zgjedhjeve të fundit.

‘’Nuk dihet, nuk ka ndonjë barometër se si do të shkoj ajo punë, sepse kanë ndryshuar rrethanat, si duket edhe disponimi i gjendjes paraprake i zgjedhjeve të fundit, kur Lista Serbe, me terrore, presione, blerje të votave ka bërë që pjesa dërrmuese me 80-90% i qytetarëve të dalin në zgjedhje atje dhe kësaj here është më vështirë sepse konfiguracioni ka ndryshuar, por të shohim’’, shprehet ai.

Për Baraliun këto zgjedhje do të tregojnë se sa ka arritur Qeveria Kosovës që ta bindë popullatën e asaj pjese për integrim dhe cili do të ishte roli i Listës Serbe dhe Beogradit në atë pjesë pas këtyre zgjedhjeve.

‘’Nëse dalin 50+1% i bie se Lista Serbe dhe Beogradi kanë akoma ndikim atje dhe ky është dështim i Qeverisë dhe institucioneve tona pasi nuk kanë arritur ta bindin popullatën atje që ata duhet të integrohen dhe t’i besojnë institucioneve e sidomos pas gjithë atyre akteve dhe atyre gjërave që Serbia bëri në Veri. Ky është testi, sepse atje asnjëherë nuk ka pasur zgjedhje të lira e as demokratike, ka pasur abuzim dhe pas këtij testi do të shihet se kah po shkon ajo pjesë e vendit dhe sa po ka efekt ndërhyrja brutale dhe destruktive e Serbisë në atë pjesë të vendit’’, u shpreh Baraliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat