Kurti mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në nder të heroit, Selim Berisha

Aktuale

Kurti mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në nder të heroit, Selim Berisha

Më: 20 mars 2024 Në ora: 19:31
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në nder të heroit, Selim Berisha.

“Profesori shqiptar i historisë përballë policit armik të Serbisë”, është epiteti me të cilin kryeministri e vlerësoi heroin Selim Berisha, duke përmendur para të pranishmëve frymëzimin dhe trimërinë e tij, vlera me të cilat mëshironte edhe narracionet historike e shpjegimet para nxënësve.

Më tej, ai tha se historia dhe kontributi i profesorit Berisha, janë përcjellë gjithmonë nga fryma kombëtare, deri në 20 marsin e 1999-ës kur u gjend i pozicionuar dhe i armatosur në katin e dytë të shtëpisë së tij, duke pritur policët të afroheshin dhe duke qëlluar e qëndruar me aq municion sa kishte, derisa ra dëshmor si një profesor e edukator brezash për histori, dhe si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në kuadër të aktiviteteve përkujtuese, u promovua edhe libri monografik i cili përmbledh shumë artikuj gazetash, profile biografike, faksimile dokumentesh dhe fotografi të ndryshme të mbledhura dhe kuruara nga autori Zymer Mehani, me titull “Dëshmori Selim Berisha: Profesori që frymëzonte brezat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat