Shqipëria zgjat deri në 2027-ën pjesëmarrjen e trupave ushtarake në KFOR

Aktuale

Shqipëria zgjat deri në 2027-ën pjesëmarrjen e trupave ushtarake në KFOR

Më: 20 mars 2024 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Këshilli i Ministrave vendosi sot shtyrjen deri në 31 dhjetor 2027, të pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR në Kosovë.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në vendimin “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR, në Kosovë”.

Konkretisht, u vendos kohëzgjatja e këtij misioni nga 31 dhjetor 2024 deri më 31 dhjetor 2027.

Gjithashtu në vendim ndryshon edhe dieta për ditët e qëndrimit, pasi nga 6 000 lekë në ditë shkon në 12 mijë lekë në ditë, përveç pagës mujore.

Vendimi parashikon se periudha e qëndrimit në mision për çdo përfaqësues do të jetë me sistem rotacioni çdo 6 muaj dhe 1 vit për postin ACOS SPT, periudha të cilave u shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik).

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat