Gashi: Serbia ndoshta veç gjeografikisht është më afër me NATO-n

Aktuale

Gashi: Serbia ndoshta veç gjeografikisht është më afër me NATO-n

Më: 21 mars 2024 Në ora: 00:38
Blerim Gashi

Një ‘përplasje’ në distancë ka ndodhur mes ambasadorit amerikan në Kosovë dhe atij në Serbi.

Derisa ambasadori Christopher Hill ka deklaruar se Serbia është me afër në raport me NATO-n sesa Kosova, nga ana tjetër, ambasadori Jeffery Hovenier e ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke thënë se Kosova është në rrugë të drejt për anëtarësim në NATO.

Duke komentuar këto deklarata të ambasadorëve amerikan, komentatori politik, Blerim Gashi ka thënë se është në stilin diplomatik që njëri ambasador të jep deklarata të forta, e tjetri të buta.

Ai ka përmendur raportet e fundit të inteligjencës amerikane e cila e sheh Serbinë dhe Republika Serpska si destabilizuese të Ballkanit.

“Nëse kjo deklaratë e ambasadorit Hill ‘flenë’, atëherë nuk po ‘flejkan’ raportet e inteligjencës amerikane. Dikush këtu e ka huq leximin e situatës së sigurisë në Ballkan”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, Serbia ndoshta veç gjeografikisht është më afër me NATO-n. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat