Aeroporti i Prishtinës do të kompensohet për periudhën e pandemisë, tarifa e koncesionimit rritet në 55 për qind

Aktuale

Aeroporti i Prishtinës do të kompensohet për periudhën e pandemisë, tarifa e koncesionimit rritet në 55 për qind

Më: 21 mars 2024 Në ora: 08:37
Aeroporti i Prishtinës

Ministria e Financave ka njoftuar se pas miratimit nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat, është nënshkruar amendamenti i marrëveshjes së koncesionimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili parasheh kompensimin e periudhës së pandemisë si forcë madhore.

“Bazuar në dispozitat e marrëveshjes bazë të koncesionimit, Komiteti për PPP ka njohur periudhën prej 20 muajsh si periudhë të pandemisë gjatë së cilës aeroporti ka operuar me ndërprerje apo me kufizime, dhe për të cilën periudhë marrëveshja bazë parasheh zgjatjen e afatit proporcionalisht në fund të periudhës së koncesionimit në rastet kur kemi të bëjmë me forcë madhore”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se për periudhën që parashihet të kompensohet, tarifa e koncesionimit që përfiton Republika e Kosovës do të jetë 55%, gjë që paraqet rritje substanciale krahasuar me përqindjen e paraparë gjatë periudhës së pandemisë në vitet 2020 dhe 2021, e që ishte 34%, përkatësisht 37%.

“Kjo gjë është reflektuar edhe në amendamentin e nënshkruar i cili bën zbatimin e këtyre dispozitave të marrëveshjes bazë dhe kornizës ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat