“A ka nevojë me dhënë ndonjë koment shtesë”, Rron Gjinovci reagon pas deklaratës së ambasadorit Hill

Aktuale

“A ka nevojë me dhënë ndonjë koment shtesë”, Rron Gjinovci reagon pas deklaratës së ambasadorit Hill

Nga: A.Zh Më: 21 mars 2024 Në ora: 09:20
Rron Gjinovci

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar së fundmi për mediat serbe se aktualisht Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova.

Hill kështu është përgjigjur kur është pyetur në mënyrë provokuese nga gazetari serb për qëndrimin e Uashingtonit ndaj UÇK-së gjatë kohës së luftës.

“E dini, në fakt, nëse shikoni se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova”, ka thënë ambasadori Hill.

Deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Sipas, aktivistit të shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka thënë se nëse ky është qëndrimi i Amerikës, si duhet të besohet në Kosovë që Perëndimi është me të.

“Ambasadori i SHBA-ve në Beograd thotë që Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova. A ka nevojë mo me dhanë naj koment shtesë për SHBA-në dhe qëndrimet e saj karrshi Kosovës? Nëse ky është qëndrimi i SHBA-së, unë nuk e di qysh po mendojnë se na mujmë me besu që perëndimi është me neve, ose të paktën neutral”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.

Hillit dje i ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Serbia është vendi i vetëm që është më larg NATO-s, e ajo është më shumë e afërt me Rusinë.

Ajo ka thënë se Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka aspirata për në NATO, dhe refuzon që ti vendosë sanksione Rusisë.

“Ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s sesa Serbia, e ajo është Rusia e Putinit. Një shtet si Serbia, i cili vazhdimisht ka shkelur vlerat qendrore mbi të cilat qëndron NATO-ja, pra mbrojtjen nga forcat autoritare, mbrojtjen nga shtetet të cilat shkelin rregullat bazike të së drejtës ndërkombëtare, siç është Serbia, lëre që është larg NATO-s, por as që mund të ëndërrojë që një ditë të jetë pjesë e NATO-s”, ka deklaruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat