Haradinaj: Kosova synon të ofrojë siguri për rajonin e botën duke qenë anëtare e NATO-s

Aktuale

Haradinaj: Kosova synon të ofrojë siguri për rajonin e botën duke qenë anëtare e NATO-s

Më: 21 mars 2024 Në ora: 17:02
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke thënë se vendi ynë synon të ofrojë siguri për rajonin e botën duke qenë anëtare e saj.

Haradinaj, këto deklarata i ka bërë në një bashkëbisedim me studentët e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.).

“Me studentët e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), u kthyem në kohë pas, me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s, ku ndamë përvojat tona dhe sfidat gjatë luftës për liri si dhe në periudhën e hershme të shtetndërtimit. Para studentëve theksova se jemi me fat që NATO jo vetëm që ishte me ne në kohën e luftës por vazhdon të jetë garancë e fortë e jona e sigurisë. Ju thashë se si Kosovë duhet të synojmë që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, si anëtar krah për krah me ushtritë e shteteve të NATO-s udhëhequr nga Amerika”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se është impresionuar nga gatishmëria e studentëve për t’u njohur më shumë me të kaluarën e lavdishme të ushtrisë çlirimtare.

“Në Kosovë, pas shumë dekadave të në robëri, ndodhi mrekullia. Pas një kohe të gjatë të shumë betejave të ashpra të UÇK-së me forcat kriminale të Millosheviqit, aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake që njeh bota, NATO, vendosi t’i japë fund aparatit shtetëror të Millosheviqit, që mos t’i vazhdojnë operacionet e tyre për vrasje ndaj shqiptarëve.  U impresionova nga gatishmëria e studentëve për t’u njohur më shumë me të kaluarën e lavdishme të ushtrisë çlirimtare dhe sfidat që kemi hasur në etapa të ndryshme të shtetndërtimit”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat