Gjoshi (PDK): Kjo qeveri po tenton ta integroj veriun me mjete dhune dhe represioni

Aktuale

Gjoshi (PDK): Kjo qeveri po tenton ta integroj veriun me mjete dhune dhe represioni

Më: 21 mars 2024 Në ora: 22:07
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria që e drejton kryeministri Albin Kurti, po tenton që ta integrojë veriun me mjete dhune dhe represioni.

Gjoshi, mes tjerash, përmendi edhe zgjedhjet në katër komunat veriore, që sipas tij, është duke u bërë me një proces antikushtetues.

“Situata në veri ka kohë që nuk është e mirë, ka pasur përpjekje edhe një progres i vazhdueshëm që atje të integrohet qytetarët, nuk ka një vend në botë që ka një shembull që qytetarët janë integruar me mjete të dhune apo represioni, siç ka tentuar kjo qeveri”, u shpreh Gjoshi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Sot kjo situatë është e brishtë, më së miri dëshmon kjo shitja e këtyre kryetarëve në komunat veriore, që zotëri Albin Kurti dhe qeveria e tij janë duke e bërë me një proces antikushtetues. Kjo çështje ka qenë një përpjekja për ta përdorur për poenë politik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat