Berisha godet Serbinë: Me e prek Kosovën është luftë kundër NATO-s

Aktuale

Berisha godet Serbinë: Me e prek Kosovën është luftë kundër NATO-s

Më: 21 mars 2024 Në ora: 23:07
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka diskutuar për tensionet  mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se Serbia nuk ka dëshirë ta provojë edhe njëherë atë çka ka përjetuar nga NATO.

Berisha është shprehur optimist për mbështetjen e NATO-s ndaj Kosovës dhe për sigurinë e vendit.

“Nuk ka kapacitete as politike as intelektuale që e mbështet gjostrategjia amerikane për rajonin. Serbia nëse do luftë do ta ketë. Me prekë Kosovën është luftë kundër NATO-s.

E kemi edhe një deklaratë të kryeministrit të Shqipërisë ku thotë se “Sulmi në Kosovë është sulm ndaj Serbisë”. Mos të harron Serbia se luftën do ta ketë përtej kufijve administrative të Kosovës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat