Ekzekutimi i Liridona Ademajt, gazetari zbulon detajet e reja: Ja pse ishte vrasje e menduar keq, me shumë gjurmë

Aktuale

Ekzekutimi i Liridona Ademajt, gazetari zbulon detajet e reja: Ja pse ishte vrasje e menduar keq, me shumë gjurmë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 12:44
Liridona dhe Naim Murseli

Gazetari Sokol Bregu ka komentuar lidhur me vrasjen e Liridona Murselit nga bashkëshorti i saj pak muaj më parë për të cilën u shpreh se një motiv mund të ketë qenë dhe opsioni politik ku ai synonte të futej.

Ai tha se vrasja ishte e menduar shumë keq duke lënë pas shumë gjurmë, ndërsa theksoi se vrasjen Naimi kishte diçka në momentin e fundit që duhet ta realizonte dhe kjo nga ideja që ai i kishte kërkuar atë shumë të madhe parash te disa persona.

Sipas tij ngjarja vazhdon të jetë ende pa një motiv, pasi Naim Murseli ka ndërruar disa herë dëshmi edhe pse ai rrezikon një dënim me burgim të përjetshëm.

"Naim Murseli ishte një personazh i tillë do donte të militonte në politikë dhe ai mund ta shiste historinë si bashkëshortin që tashmë do rriste fëmijët vetëm se krimi i mori fëmijët të bënte viktimën, njerëzit preken nga këto lloj historish.

Në Kosovë nuk është si në Shqipëri ata shpesh e ndërrojnë parlamentin dhe në listat e një partie mund të kenë mundësi për të fituar mandatin e deputetit dhe mendoj se opsionin politik e ka pasur në fillim, por ka një histori se vrasja ishte e menduar shumë keq dhe me shumë gjurmë.

Një vrasje që ai kishte diçka në momentin e fundit që duhet ta realizonte vrasjen dhe kjo nga ideja që ai i kishte kërkuar atë shumë të madhe parash te disa persona", tha Bregu.

Më tej ai shtoi se nxitimi për të realizuar vrasjen në një kohë të shpejtë dhe të afërt dukej sikur vinte për shkak të diçkaje që ata kishin në çift.

"Ai ka ndërruar disa herë dëshmi dhe unë e shoh një dosje të tillë që atij i duhej ta kryente në orët e fundit këtë vrasje dhe ka një rëndësi të madhe për median e Kosovës dhe prandaj vazhdon ende të diskutohet sepse nuk po kuptohet një motiv i qartë. Përzierja pastaj në politikë e kësaj çështje ka pasur ingranazhet e veta të cilët shpesh kanë aluduar se çështja po vazhdohet gjatë, por mendoj se do të ishte shumë e rëndësishme për tu zbuluar motivi. Por a do të gjendet ky motiv mendoj se jo sepse ai ka ndërruar shumë herë dëshminë deri tani dhe mbase personi në fjalë nuk është i zgjuar për të dhënë një zgjidhje të saj. Personi në fjalë ishte në kërkim të parave për vrasësin fizik", u shpreh gazetari.

Bregu tha se ka një problematikë në hetimin e dosjeve sepse janë ndërruar dhe prokurori dhe kjo do kërkojë kohë tashmë.

"Do kërkojë brenda 9 muajve në vazhdim përfundim të hetimeve se aq ua lejon dhe kodi penal. Ka ushtruar presion dhe mbi dëshmitarët që kanë dëshmuar për djalin e tij, i merr në telefon dhe i kërcënon që të mos dalin sërish dhe që të flasin për të, është një baba që kërkon të shpëtojë të bitin nga dënimi maksimal. Ai po përpiqet të nxjerrë një tjetër motiv të çështjes dhe kjo do i ulte disi dënimin Naim Murselit por kjo s’do ishte e drejtë dhe kjo është ajo që ai po këmbëngul duke ushtruar presion qoftë në media dhe qoftë te persona që dëshmojnë", deklaroi Bregu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat