Tahiri për kërkesën e Kurtit për zgjedhje: Largimi i tij e vetmja e mirë që Albini do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet

Aktuale

Tahiri për kërkesën e Kurtit për zgjedhje: Largimi i tij e vetmja e mirë që Albini do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet

Më: 22 mars 2024 Në ora: 13:24
Abelard Tahiri

Për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje, ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kërkesa e Kurtit për zgjedhje të parakohshme është paralajmërim për t’u larguar.

Postimi i tij i plotë:

Kërkesa e Albin Kurtit për zgjedhje të parakohshme është paralajmërim për t’u larguar. Është lajm i mirë paralajmërimi i Albin Kurtit për t’u larguar. Kjo do të ishte e vetmja e mirë që Albin Kurti do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet.

Largimi i Kurtit do të thotë largim i sanksioneve ndërkombëtare. Largimi i Kurtit do të thotë fundi i stagnimit ekonomik. Largimi i Kurtit do të thotë ndalje e tenderëve njëburimorë qindramilionësh. Sa më afër largimi i Albin Kurtit, aq më afër zhvillimi i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat