Kurti flet për dinarin dhe “zgjedhjet e parakohshme” – ka mesazh për opozitën dhe serbët

Aktuale

Kurti flet për dinarin dhe “zgjedhjet e parakohshme” – ka mesazh për opozitën dhe serbët

Më: 22 mars 2024 Në ora: 16:06 Përditësuar në ora: 16:55 më 22.03.2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Murati për kritikat e opozitës: Nëse janë mbyllur dy mijë biznese, 12 mijë tjera janë hapur

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se gjatë tri viteve të qeverisjes, Kosova është vendi me borxhin më të ulët publik në Evropë.

Nga viti 2019 e deri më tani, Murati deklaroi se janë shtuar vende të reja të punës përmes projekteve dhe thirrjeve të ndryshme të Qeverisë, ndërsa borxhet nga bizneset janë ulur.

Ai tha se janë mijëra biznese që në mënyrë të rregullt paguajnë tatim shtetëror.

Opozita është mësuar që po mbyllen shumë biznese. Thonë se janë dy mijë biznese të mbyllura, ama nuk i përmend 12 mijë biznese të tjera që janë hapur”, tha Murati, sipas të cilit, asnjëherë më parë nuk ka pasur mbështetje të kredive investive, që ka ndihmuar bizneset të rrisin kapacitetet e tyre për investim, më shumë se që kishte në tri vitet e fundit.

Kemi mbështet bizneset direkt edhe me masa të punësimit. Secili biznes që ka pasë mundësi dhe nevojë, ne si shtet kemi ofruar mbështetjen tonë, duke filluar nga platforma ‘Superpuna’. Kemi pas edhe masa për mbështetjen për punësimin e grave, personave me aftësi të kufizuara e shtresave të margiinalizuara”, deklaroi ai.

Që nga dita parë jemi ballafaquar me sfida të jashtëzakonshme, sepse nuk ka qenë e zakonshme të ketë pandemi që ndodh njëherë në 100 vite, s’ka qenë e jashtëzakonshme të ketë luftë në territorin e Evropës me këto përmasa dhe të shkaktojë rritje të kostos së jetesës. Po ashtu kemi pasimin edhe me ngritje të normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane si rezultat i shkallës së lartë të inflacionit”.

“Të gjitha këto kanë ndodhë në këto tre vite dhe janë të gjitha sfida të cilat kanë arritur që të jenë sfida kogja të renda edhe për shtetet shumë më të konsoliduara e zhvilluara ekonomikisht. Nëse shohim gjatë këtyre tre viteve zhvillimet sa i përket Bruto Prodhimit Vendor, kur e kemi marrë qeverisjen GDP ka qenë në nivelin 6.7 miliard euro, kurse tash për vitin 2023 ka arritur nivelin prej 9.6 miliard euro, pra kemi gati 3 miliard euro shtim. Në qeverisjet e kaluara është dashur tre vite për të ja shtuar ekonomisë një miliard”, tha Murati.

Kurti: Dialogu s’është prioritet i yni, është dukur ashtu për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i Qeverisë por që kështu po duket për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Kurti kishte thënë se dialogun e ka prioritet të shtatë para se të vinte në pushtet, por është kritikuar se më së shumti kohë gjatë qeverisjes ka shfrytëzuar aty.

Dialogu më shumë ju ka marrë kohë juve se neve. Neve na ka marrë kohë qeverisja e mirë. Çka merr vëmendje mediale e ndërkombëtare nuk është përgjegjësi jona. Dialogu është prioritet i katërt. Pandemia, punësimi e drejtësia kanë qenë tri prioritetet e para. Nuk është që dialogu na ka marrë kohë sa mendoni ju. Do të ishte mirë që të na merrte më pak kohë.

Normalizimi i marrëdhënieve s’është veç në dorën tonë. Unë e kam pranuar marrëveshjen për normalizim bashkë me aneksin e saj, që është arritje e madhe e politikës së jashtme të Kosovës. Por ajo marrëveshje po shkelet vazhdimisht nga zyrtarët serbë”, ka thënë shefi i Qeverisë në konferencën për media që e mbajti të premten për shënimin e trevjetorit të ardhjes në pushtet.

Kurti: Nëse opozita është gati, e shpërndajmë kuvendin e shkojmë në zgjedhje por s’ka pse të rrëzohet qeveria

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për deklaratën e tij se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje.

Kurti tha se ai vetëm është përgjigjur në pyetjen e gazetares, teksa tha se po të mos ekzistonte pyetja e gazetares, nuk do të ekzistonte as përgjigja e tij.

“Shtrohet pyetja se pse më ka pyetur gazetarja. Gazetarja më ka pyetur se ka presupozuar dëshirën e opozitës. Nëse nuk do të kishte dëshirë të opozitës, nuk do të kishte pyetje të gazetares dhe rrjedhimisht s’do të kishte as përgjigje timen”.

“Pra, gjithçka nderohet mbi hipotezën se opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme. Unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita do zgjedhje të parakohshme mund ta bëjmë me 2/3 e kuvendit, shpërndarjen e kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se nëse opozita është rehat me zgjedhje të reja, qeveria është edhe më rehat, pasi sipas tij, ai po qeveris mbarë e mirë.

“Pra, vetëm nëse opozita do zgjedhje, ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, por s’ka pse të rrëzohet qeveria, qeveria e mbarë dhe e mirë nuk rrëzohet, qeveria vazhdon”.

“Mirëpo, nëse opozita është e interesuar që të mos i kemi 12 muaj në vitin e fundit por t’i kemi më pak muaj, atëherë jemi të gatshëm të ulemi dhe ta bëjmë shpërndarjen e kuvendit, por jo ta rrëzojmë qeverinë. Të shkojmë në zgjedhje të reja me shpërndarje të kuvendit. Qeveria s’ka pse të rrëzohet kur është e mbarë dhe e mirë”, tha Kurti,

Kurti: S’po iu themi serbëve të marrin lekun apo monedhën e re të Kosovës “Dardan”, por euron

Kryeministri Albin Kurti është pyetur në një konferencë për media nëse i kanë dërguar në Bruksel propozimet sa i përket zbatimit të Rregullores së re të BQK-së që ndalon dinarin.

Kurti ka thënë se ende s’ka përfunduar dita e sotme, për dërgimin e propozimeve në Bruksel, duke qenë se palët ishin dakorduar nga takimi i fundit i kryenegociatorëve, që të dërgojnë në Bruksel propozimet e tyre.

“Ende s’ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e  propozimeve tona.  BQK është lartë edhe para. Përveç që kanë marrë rregullore të re nga 27 dhjetori e vendimin plotësisht të pavarur, kanë ofruar edhe plan 10 pikësh për tarnzicion. Nëse ka pasoja në terren, në iu përgjigjemi. Ne s’jemi as lokomotiva as vagoni i parë”, ka thënë Kurt.

Ai tutje ka thënë se nëse do të ketë ndonjë serb të moshuar që do të has në vështirësi, Qeveria do të mund të ndihmojë. Megjithatë thotë se dinarët me thasë s’mund të hyjnë më në Kosovë.

“Nëse ka ndonjë të moshuar serb që për 24 vjet s’ka parë kurrë euro, por vetëm dinar, ne s’duam që ai të mbetet keq. Dhe ne si Qeveri shprehim vullnetin për t’i ndihmuar.

Por i vetmi mjet është euro. Por dinarët cash me thasë s’mund të kalojnë kufirin”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se s’po iu kërkohet serbëve as që të marrin lekun e Shqipërisë e as monedhën e Kosovës “Dardan”, por Euron.

“S’po ju themi serbëve ta marrin lekun e Shqipërisë, e as valutën e re Dardan të Kosovës, por euro-n e BE-së që ne e kemi përvetësuar nga 1 janari 2002”, ka shtuar tutje.

Kurti në trevjetorin e Qeverisë: Kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenarë dhe ballëhapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë krenarë për arritjet e Qeverisë së tij deri tash kur shënon trevjetorin e qeverisjes.

Në një konferencë për media ku ka shpalosur punën trevjeçare të tij si kryeministër, Kurti tha se ka pasur punësim të të rinjve e formalizim të ekonomisë.

Kurti tha se falë mbështetjes së masave të ndërmarra nga Qeveria, mbi 30 mijë gra janë punësuar.

“Po i mbushim tre vjet qeverisje dhe kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenar dhe ballëhapur. Punësimi është më i lartë seç ka qenë ndonjëherë, kemi dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës, mbi 30 mijë gra më shumë kanë vende pune përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte. Në këtë mes ka edhe formalizma të punësimit, por formalizmi i ekonomisë është përpjekje vazhdueshme e qeverive dhe kur aj ndodh është poashtu sukses i Qeverisë”, u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat