Këshilli i Evropës hap negociatat e anëtarësimit me Bosnjë-Hercegovinën

Aktuale

Këshilli i Evropës hap negociatat e anëtarësimit me Bosnjë-Hercegovinën

Më: 22 mars 2024 Në ora: 18:36
Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka bërë të ditur se liderët e Bashkimit Evropian kanë miratuar një vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën.

“Këshilli Evropian sapo vendosi për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bosnjë-Hercegovinën. Urime. Ju e keni vendin në familjen tonë evropiane“, shkroi Michel në rrjetet sociale. Ai tha se Bosnjës i mbetet tani ta vazhdojë “punën e vështirë” për të arritur përparim të dukshëm për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok.

Vendimi i sotëm është hap kyç përpara në rrugën tuaj evropiane”, shtoi ai. Për tw nisur negociatat e anëtarësimit tashmw Këshilli i BE-së, me propozim të Komisionit Evropian, duhet të miratojë kornizën e bisedimeve. Bosnja-Hercegovina mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Në samitin e dhjetorit të vitit 2023, BE-ja shprehu gatishmërinë për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën, me disa kushte.

Ndërsa me 12 mars të këtij viti, Komisioni Evropian dha rekomandimin që të merret vendimi për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. Bosnja është një nga gjashtë vendet në rajon, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilat janë në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit në BE. Pas hapjes së negociatave, Komisioni Evropian i dërgon kuadrin e negociatave Këshillit Evropian. Pas kësaj, Këshilli Evropian miraton kornizën e negociatave, pas së cilës mbahet një konferencë ndërqeveritare, e cila zyrtarisht fillon negociatat për anëtarësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat