Hoti: Pas tri vitesh dështime, më në fund Kurti u dorëzua

Aktuale

Hoti: Pas tri vitesh dështime, më në fund Kurti u dorëzua

Nga: H.O. Më: 22 mars 2024 Në ora: 19:32
Avdullah Hoti/ Albin Kurti

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një postim të tij në Facebook sërish ka kritikuar qeverisjen aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Hoti shkruan se pas tri vitesh dështime, mashtrime e konfrontime, më në fund u dorëzuan.

“Çdo ditë që kalohet pa zgjedhje të reja është humbje e resurseve shtetërore dhe e kohës së çmueshme për të kthyer normalitetin në institucione”, shkruan ndër të tjera Hoti.

Postimi i plotë:

Tri vite dështime, mashtrime e konfrontime me gjithë botën demokratike, me mediat, me sindikatat, me opozitën, me bizneset, me Shqipërinë. Në fund u dorëzuan.

Çdo ditë që kalohet pa zgjedhje të reja është humbje e resurseve shtetërore dhe e kohës së çmueshme për të kthyer normalitetin në institucione, për të filluar zbatimin e politikave që sigurojnë zhvillim dhe integrime euro-atlantike, për të riparuar partneritetin e cenuar me miqtë, për të gjetur pajtimin e bashkëpunimin vëllazëror me Shqipërinë e me shqiptarët në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat