Haziri thotë se Kurti është dorëzuar, tregon vendimin e LDK-së

Aktuale

Haziri thotë se Kurti është dorëzuar, tregon vendimin e LDK-së

Nga: H.O. Më: 22 mars 2024 Në ora: 19:41
Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën e liderit të partisë së tij, Lumir Abdixhiku. Haziri shkruan në Facebook se Kurti është dorëzuar dhe po kërkon viktimizimin.

Ai shkruan më tutje se, LDK-ja nuk bën mocion, por është e gatshme për zgjedhje të reja.

Postimi i plotë:

Siç ka deklaruar Kryetari i LDK-se mbrëmë, kryeministri Kurti është dorëzuar e po kërkon viktimizimin. LDK nuk bën mocion, por është e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa Kryeminister, dhe natyrisht për qeverisje. LDK nuk ia mundëson e as mundëson dëshirën për viktimizim. Veç dorëheqja pas dorëzimit!

LDK është gati për të gjitha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat