Ibishi për videon e ushtarëve serb të publikuar nga Kurti: Të mos krijohet frikë

Aktuale

Ibishi për videon e ushtarëve serb të publikuar nga Kurti: Të mos krijohet frikë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 07:17
Ushtarët serbë afër kufirit me Kosovës, pamjet e publikuara nga Kurti

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi ka komentuar videon e publikuar nga kryeministri Albin Kurti, ku shihen pjesëtarë të ushtrisë serbe duke patrulluar disa metra larg kufirit me Kosovën.

Ai në emisionin “Info Nata” ka thënë se duhet me pas kujdes të mos krijohet frikë tek qytetarët.

“Është çështje e politikës që e prezanton para publikut, mendoj se nuk duhet ngritur shumë tensione, më tepër te faktori ndërkombëtarë se sa te opinioni i brendshëm, sepse kjo nganjëherë krijon pasiguri për atë se çfarë ka ndodhur para 25 viteve”, ka thënë Ibishi.

Tutje, Ibishi ka thënë se Vuçiq nuk ka guxim të ballafaqohet edhe një herë pas 25 vitesh dhe sipas tij, këto veprime ai i ka për konsum të brendshëm.

“ Vuçiq asnjëherë nuk e ka këtë guxim të ballafaqohet edhe një here pas 25 vitesh, kur është nënshkruar kapitullimi i Serbisë në Kosovë dhe detyrimisht janë tërhequr forcat ushtarake serbe. Për këtë arsyeje mendojë që ai me tepër po taktizon dhe e ka për konsum të brendshëm, sesa për një kërcënim real për mundësi ndërhyrje. Mirëpo, gjithsesi ai do të përdorë sistemin e luftës hibride duke i përgatitur forcat paramilitare…si grupi terroriste i Radoiçiqit  kur bëri agresion edhe d.m.th u futë në territor të Kosovës, por më vonë u neutralizua dhe u shpartallua”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat