QUINT’i dhe Norvegjia në Beograd për bombardimet: Sulmuam për ta ndalë abuzimin e Millosheviqit me civilët në Kosovë

Aktuale

QUINT’i dhe Norvegjia në Beograd për bombardimet: Sulmuam për ta ndalë abuzimin e Millosheviqit me civilët në Kosovë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Ambasadorët e Francës, Italisë, Gjermanisë, Norvegjisë, ShBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë dalur me një komunikatë të përbashkët për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, më 24 mars 1999. Sipas tyre, ky operacion u zhvillua për ta detyruar Slobodan Millosheviqin, për ta ndalur abuzimin ndaj popullatës në Kosovë.

Tutje në njoftimin e tyre thuhet se operacioni i tyre nuk ishte drejtuar ndaj popullatës civile.

Ky operacion ushtarak filloi pasi u shteruan të gjitha mjetet politike dhe diplomatike për të bindur Sllobodan Millosheviqin që të bënte një zgjidhje me negocim dhe për paqen në Kosovë, bazuar në marrëveshjen e Rambujesë dhe me përmbushjen e kërkesave të Rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit, të miratuar brenda kapitujve VII me mbështetjen e Rusisë. Operacioni i Forcave Aleate nuk ishte i drejtuar kundër popullit të Serbisë dhe ne ndiejmë keqardhje të thellë për humbjen e jetëve njerëzore në Kosovë dhe Serbi. Sot kujtojmë dhe vajtojmë jetët e pafajshme të humbura, por mendojmë edhe për të ardhmen tonë të përbashkët me Serbinë dhe Kosovën, në familjen e kombeve evropiane”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje ata thanë se mbështesin gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ne mbështesim gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila është një çështje urgjente e sigurisë evropiane, dhe jemi të bindur se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, të arritur nën kujdesin dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është rruga më e mirë përpara, drejt paqes dhe stabilitetit, në dobi të njerëzve që jetojnë në Serbi dhe Kosovë. Ushtria serbe bashkëpunon gjithnjë e më ngushtë me aleancën e NATO-s dhe partnerët evropianë, duke marrë pjesë në misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Partneriteti është mënyra se si ne mund të ndërtojmë së bashku të ardhmen paqësore dhe të qëndrueshme që meritojnë popujt tanë”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat