“Kam frikë”/ Ish-luftëtari i UÇK zbulon lojën e vërtetë të ushtrisë serbe në kufi

Aktuale

“Kam frikë”/ Ish-luftëtari i UÇK zbulon lojën e vërtetë të ushtrisë serbe në kufi

Më: 25 mars 2024 Në ora: 13:27
Aleksandar Vuçiq

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, foli në lidhje me pretendimet që ushtria e Serbisë i është afruar Kosovës.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, Goxhaj theksoi se ushtria e Serbisë nuk i është afruar Kosovës, po janë forcat serbe që ruajnë kufirin.

Mes tjerash ai nënvizoi se Albin Kurti nuk duhet të përdorë një retorikë të tillë, pasi Serbia do luajë lojën në mënyrë që të dalë mirë në sy të ndërkombëtarëve dhe NATO-s.

“Duhet të jemi realist në atë që shohim. Nuk kemi një afrim të ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës.  Janë forcat serbe që janë diku te 4800 forca të vendosura në 48 pika, kontrollojnë  kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk është nevoja të bëjmë sikur po bën Albin Kurti. Ata kanë të drejtë të lëvizin forcat e tyre.

Nuk më shqetëson lëvizja e tyre, por retorika nga ana jonë. Kjo do të  përdoret nga ana e Serbisë, si operacione false. Duke dhënë idenë se Serbia po sulmon Kosovën nesër ata do të organizojnë një njësi ushtarake me uniforma qoftë të UÇK-së që të godasin një njësi të tyre ushtarake dhe më pas të thonë se shqiptarët e goditën Serbinë. E përdorin këtë retorikë boshe për ta shfrytëzuar në favor të tyre para NATO-s dhe ndërkombëtarëve”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat