Rohde: Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit të zbatohet në plotëni

Aktuale

Rohde: Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit të zbatohet në plotëni

Më: 25 mars 2024 Në ora: 14:12
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit duhet të zbatohet e plotë.

Ai ka thënë se moszbatimi i saj në plotëni dëmton procesin.

Rohde këtë e ka thënë në X ku ka shpërndarë një postim të Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabiliteti(ESI) , i cili ka kritikuar kryeministren e Serbisë, e cila ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai i ka kujtuar kryeministres serbe se marrëveshja parasheh që Serbia nuk mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, e për këtë Rohde ka thënë se pajtohet plotësisht.

“Plotësisht dakord. Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Moszbatimi dëmton procesin e dialogu”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat