Brahimaj: E dëgjova me veshët e mi Adem Jasharin, nuk lëshohen kullat

Aktuale

Brahimaj: E dëgjova me veshët e mi Adem Jasharin, nuk lëshohen kullat

Më: 25 mars 2024 Në ora: 19:59
Lahi Brahimaj

Lahi Brahimaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka kujtuar qëndresën heroike të Adem Jasharit për të mos e braktisur as familjen e as Prekazin, për të luftuar për lirinë e vendit.

“Adem Jasharin e kam dëgjuar me veshët e mi duke thënë se nuk lëshohen Kullat, nuk lëshohet Prekazi”, shtoi Brahimaj teksa kujtonte marsin e vitit 1998-të.

“Adem Jasharin e kam dëgjuar me veshët e mi. Ka qenë I përgatitur për një gjë të tillë. Nuk e lëshojë Kullën kurrë. Kam qenë në familjen e Adem Jasharit në Kullën e Shaban Jasharit. Miqësi familjare s’kemi pasur, por vetëm rrethana lufte. E vërteton sulmi i parë në janar, para syfyrit, nuk e ka lëshu shtëpien.

Atë kohë ka qenë Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi dhe mos gabofsha edhe Rexhep Selimi. Vendim definitive: Nuk lëshohen Kullat, nuk lëshohet Prekazi. Ka pasur tentative prej Prishtine prej brezave politikë që Adem Jashari të largohet bashkë me familje, por që vendimi i tij ka qenë të qëndrojë në familje, bashkë me familjen. U dëshmu me vepra, Jashart kanë luftuar të gjithë”, shtoi më tej Brahimaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat