Kryeziu e quan veprim të mirë letrën e liderëve të Kosovës për Asociacionin drejtuar Bakojanis

Aktuale

Kryeziu e quan veprim të mirë letrën e liderëve të Kosovës për Asociacionin drejtuar Bakojanis

Më: 26 mars 2024 Në ora: 00:18
Kadri Kryeziu

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, e quajti veprim të mirë letrën e tre liderëve të Kosovës drejtuar raportueses për Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakojanis, për Asociacionin.

Në Tëvë1, Kryeziu tha se këto vendime kushtetuese duhet të zbatohen derisa shtoi se më mirë vonë se kurrë.

“Është veprim i mirë politik duke e pas parasysh që nuk iu kanë përmbajt disa herë, më mirë vonë se kurrë, është një vendim i mirë në të cilin është dashtë që më herët që t’i zbatojnë vendimet dhe të shkojmë përpara. Anëtarësimi në Këshill të Evropës është shumë i rëndësishëm pasi mbrohen të drejtat njeriut dhe ‘eksoficio’ jemi anëtarë të Gjykatës së Strasburgut”, tha ai.

Megjithatë, standardet të cilat duhet t’i plotësoj Kosova në këtë rrugë të anëtarësimit janë specifike pasi sipas tij jo të gjitha shtetet i kanë plotësuar këto kritere.

“Këto nuk janë standarde universale , këto janë kushte të veçanta specifike. Shtete tjera nuk kanë pas kësi kushte që të futen në KiE, të cilat ne duhet t’i zbatojmë për arsye se nuk kem opsion tjetër. Ne i kemi plotësuar standardet universale për të qenë anëtare në KiE, edhe Asociacioni edhe kjo. Unë e konsideroj si përmirësim i mendimit juridik dhe politik të qeverisë tonë e cila është dashtë ta zbatoj më herët por është 1244 dhe çështja e arbitrazhit të cilat unë nuk pajtohem dhe besoj që nuk kalojnë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat