Pas aderimit të Ramës në PDK, reagon Zogiani: Së shpejti edhe kreu i Kushtetusës, apo Kryeprokurori?!

Aktuale

Pas aderimit të Ramës në PDK, reagon Zogiani: Së shpejti edhe kreu i Kushtetusës, apo Kryeprokurori?!

Nga: A.SH Më: 26 mars 2024 Në ora: 16:56
Rrahman Rama dhe Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar për aderimin e ri në parti, ish-komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Pas kësaj, ka reaguar analisti Avni Zogiani, i cili ka thënë se shteti i PDK-së po i bashkohet shtëpisë së vet.

Sipas tij, pasaderimit të ish-kreut të policise, tash edhe ish-kreu i FSK priten edhe adrime të tjera, të kreut të Kushtetutës apo Ktryeprokurori.

Postimi i plotë:

Shteti i PDK-se po i bashkohet ngadale shpise se vet... njehere ish-kreu i policise, tash ish-kreu i FSK i bashkohen PDK! Se shpejti edhe kreu i Kushtetuses, apo Kryeprokurori?!

Per shume arsye kreret e organeve te sigurise nuk duhej fare te merreshin me politke! Asnjehere, pra as pushimit te detyres. Kredibiliteti i ketyre institucioneve duhet te ruhet me çdo kusht, por nuk eshte se PDK ka mendu ndonjehere per kredibilitet te institucioneve apo shtetit! Ngusht e kane pa shtetin gjithmone!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat