Shefi i OSBE-së në Kosovë shkon te Lajçak në Bruksel, emisari i BE’së tregon çfarë kanë diskutuar

Aktuale

Shefi i OSBE-së në Kosovë shkon te Lajçak në Bruksel, emisari i BE’së tregon çfarë kanë diskutuar

Më: 27 mars 2024 Në ora: 11:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dje në Bruksel.

“Shumë i lumtur që u takova me kreun e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, në Bruksel dje.

Ne folëm për zhvillimet e fundit në Kosovë, detyrat respektive dhe pritshmëritë për muajt e ardhshëm”.

Të hënën Kosova dhe Serbia u takuan në Bruksel nën ndërmjetësimin e Lajçakut për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së dinarit, por pa arritur ndonjë përparim. Lajçak ka paralajmëruar një takim të ri javën e ardhshme për, siç ka thënë, ta gjetur një zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat