Gërvalla: Serbia ka kërkuar që të mos votohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale

Gërvalla: Serbia ka kërkuar që të mos votohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Më: 27 mars 2024 Në ora: 17:17
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka reaguar pasi ka kaluar pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në takimin që sot është mbajtur në Paris të Francës të Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci.

Me ç’rast, Gërvalla ka shkruar se Kuvendi i Serbisë i ka shkruar kreut të AP-së, që të mos votohet ky vendim, me pretekstin se “Parlamenti i Kosovës nuk është një parlament i vërtetë”.

“Serbia njofton një tërheqje të mundshme nga Asambleja Parlamentare e NATO-s nëse statusi i përmirësuar i Kosovës konfirmohet në maj. Kuvendi i Serbisë i ka shkruar kreut të AP-së, Michał Szczerba, që të mos votohet vendimi, sepse “Parlamenti i Kosovës nuk është një parlament i vërtetë”, ka shkruar Gërvalla në rrjetin social “X”.

Ndërkaq, kujtojmë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia mund të largohet nga Këshilli i Evropës nëse pranohet Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat